Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Dardanët pas fitores ndaj Sllovakisë.
Ai është shprehur se ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne.
Postim i plotë:
Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër.