Shehu qan rastet e humbura: Lojtari para portës duhet të…

- Bota Sot

Shehu qan rastet e humbura: Lojtari para portës duhet të…

Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, komentoi humbjen me përmbysje ndaj Polonisë.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Thjesht duhet të shfrytëzonim rastet që kishim, do ishte e mjaftueshme me 2 me 0. Ata na shënuan nga goditja standarte, pastaj u bë e vështirë për ne.

Futbolli është me fragmente. Duhet të shfrytëzosh rastet dhe kaq.

Është moment i lojës, lojtari para portës duhet të jetë më i qartë, raste kanë humbur lojtarë më të mirë se ne.

Situata për të gjithë është e vështirë, dhemb shumë, jo vetëm për Bajramin dhe Pilon, por për të gjithë lojtarët. Për disa ishte ëndrra e fundit për të shkuar në Botërorë. Kjo dhemb shumë”, deklaroi Shehu.



Read it all at Bota Sot