Qazim Laçi tha fjalën e tij, pas humbjes 2 me 1 të Shqipërisë ndaj Polonisë.
“Personalisht jam pafjalë.
Jam shumë krenar për çunat, në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë.
Nuk besoj se e meritojmë këtë rezultat.
Duhet të mbajmë kokën lart, mos të harrojmë se nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë. E vështirë ta pranojmë, por duhet të ecim përpara.
Ju e keni parë ndeshjen nga jashtë, cili ekip e meritonte. Patëm dhe dy rastet e humbura. Nuk do them na paralizuan, por pas asaj kemi pësuar çdo gol. Dhe kështu ishte.
Personalisht mendoj se fitoi ekipi që nuk e meritoi. Pavarësisht dy golave që kishte Polonia, nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër.
Duhet të ngrihemi”, u shpreh Laçi