Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjetet

- Bota Sot

Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjetet

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, rruga është pastruar nga bora.

Megjithatë, për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore.

Ju njoftojmë se pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e KALUESHME për të gjitha llojet e automjeteve, pasi që është pastruar nga bora, mirëpo për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot