Të martën e 31 marsit do të luhet ndeshja historike, ndeshja e jetës për Kosovën, ku ballafaqohen me Turqinë.
Një fitore jemi larg Kampionatit Botëror në futboll,
“Mirëmëngjes, Kosovë!
Dua të ndaj publikisht falenderimin për Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe për fair-play-in gjatë ndeshjes.
Po ashtu, një falënderim i veçantë
shkon për organet e rendit, të cilat na kanë përcjellë me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë, që nga aeroporti e deri në përfundim të vizitës sonë.
Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës.
Një mirënjohje e sinqertë edhe për qytetarët e Bratisllavës, të cilët mikpritën bashkatdhetarët tanë që këndonin dhe brohorisnin nëpër kafiteri.
Falënderim për të gjithë pronarët e kafiterive, të cilët gjatë këtyre dy ditëve krijuan një atmosferë ku frymonte shqip, me këngë dhe emocione të paharrueshme.
Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë Dardanëve për përkrahjen!
Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara!”, ka shkruar Ademi.