Media serbe frustrohet nga ky veprim: Shqiptari tronditi Serbinë

- Bota Sot

Media serbe frustrohet nga ky veprim: Shqiptari tronditi Serbinë

Shqipëria ishte pafat mbrëmë në Varshavë përkundër lojës së mirë, pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Polonia dhe eliminohen, duke mos arritur në finale të play-off-it për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror në futboll.

Media serbe “Veçernj Novosti”, satelit i Vuçiqit, është frustuar me veprimin madhështor të fuArbër Hoxhës.

“Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 42-të pas një gabimi të pakuptueshëm të mbrojtësit polak Jan Bednarek, të cilin Arbër Hoxha, lojtar i Dinamos së Zagrebit, e shfrytëzoi për të tundur rrjetën e ekipit vendas në mënyrë rutinore.

Megjithatë, vetë goli u la në hije nga mënyra se si Hoxha e festoi atë.

Ai bëri shqiponjën dykrenare me duar, gjest që interpretohet si provokim ndaj Serbisë dhe si promovim i ideologjisë “Shqipërisë së Madhe”.

Ky gjest nuk është i ri në botën e futbollit; Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka provokuan publikun serb në mënyrë të ngjashme gjatë Kupës së Botës në Rusi dhe Katar, ndërsa së fundmi Rey Manaj bëri të njëjtën gjë në një ndeshje kundër Serbisë të zhvilluar në Leskovc.

Megjithatë, provokimi i Arbër Hoxhës nuk ishte i mjaftueshëm për suksesin e ekipit të tij.

Polakët luajtën shumë më ofensivë në pjesën e dytë dhe arritën të përmbysin plotësisht rezultatin para tifozëve vendas në Varshavë.

Presioni i ekipit vendas dha rezultat në pjesën e dytë, kur Polonia arriti të barazojë rezultatin.

Polakët shënuan edhe një gol të dytë drejt fundit të ndeshjes, duke siguruar fitoren 2:1 dhe një vend në finalen e play-off-it, ku do të përballen me Suedinë për një vend në Kupën e Botës”, shkarravit media serbe..



Read it all at Bota Sot