Lulzim Berisha: Prania në stadium sot është detyrim etik, moral, patriotik dhe sportiv

- Bota Sot

Lulzim Berisha: Prania në stadium sot është detyrim etik, moral, patriotik dhe sportiv

Kombëtarja e Kosovës U-21 e pret Rumaninë dhe pritet lojë e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, fton shikuesit të janë në numër të madh në këtë ndeshje, të përkrahin djelmoshat tanë drejt fitores. 

“Sot, na pret një tjetër ditë e madhe për futbollin kosovar dhe kemi një revansh sportiv para vetes, pasi në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shpresat tona, Kombëtarja U21, pret Rumaninë.

Me një fitore të mundshme, rrisim gjasat për kualifikim në Evropianin 2027.

Në shtatorin e vitit të kaluar, kur u zhvillua ndeshja në shtetin rumun, e cila përfundoi 0:0, ata ishin të shumtë në stadium dhe na bënë një mikpritje armiqësore.

Prandaj, është akt patriotik dhe atdhetar që sot të gjithë, pa dallim, që u gëzuan dje fort për triumfin në Bratislavë, të vijnë në stadium dhe të hakmerremi sportivisht ndaj rumunëve, për të gjitha këto vite ndeshjesh ndaj tyre që sollën skandale dhe ofendime ndaj Republikës sonë.
Pra, prania në stadium sot është detyrim etik, moral, patriotik dhe sportiv.

Aq më shumë që për këtë ndeshje të gjitha biletat do të jenë falas. Nuk ka asnjë arsyetim për mungesë.

Ftojmë të gjithë anëtarët tanë dhe mbarë popullin që t’i tregojmë rumunëve kulturën, traditën dhe pasionin tonë sportiv, ndërsa me brohoritje dhe përkrahje të pafund të mbështesim ardhmërinë tonë, futbollistët e Kombëtares U21”, ka shkruar Berisha,
Na dhuroni një tjetër mbrëmje magjike, djem. HAJDE KOSOVË!”,
ka shkruar Berisha.



Read it all at Bota Sot