Fitorja historike e Kosovës ndaj Sllovakisë i motivoi edhe U-19-shat tanë.
“Dardanët” e rinj e mposhtën Gjibraltarin me rezultat të thellë 7-0, duke vazhduar me ecurinë pozitive në kualifikueset për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Uells.
Golat u realizuan nga Donart Ahmeti dhe Lorik Mehmeti me nga 2 gola si dhe Rin Ahmeti dhe Agon Uka.
Kosova, momentalisht prin në grupin 2 të rundit të 2-të të ligës B në kualifikueset e Evropianit, me 4 pikë.