Kanë përfunduar ndeshjet gjysmëfinale të play-off-it për kualifikim në Botërorin 2026, dhe dy kombëtare kanë siguruar vendin në finale.
Bolivia arriti të mposhtë Surinamin me rezultatin 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 48-të, por vendasit nuk u dorëzuan dhe përmbysën gjithçka falë golave të Paniaguas dhe Migelitos.
Tani, në finalen vendimtare për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, Bolivia do të luajë në transfertë ndaj Irakut.
Ndërkohë, Xhamajka regjistroi një fitore të pastër 1-0 kundër Kaledonias së Re.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 18-të nga Kadamarteri. Në finalen tjetër të play-off-it, Xhamajka do të përballet me Kongon, ku fituesi do të marrë biletën për në Botëror.
Tani vëmendja zhvendoset te këto finale dramatike, që do të përcaktojnë se cilat kombëtare do të jenë pjesë e edicionit të ardhshëm të Kupës së Botës..