Detroit dominon në Konferencën e Lindjes

- Bota Sot

Detroit dominon në Konferencën e Lindjes

Detroit Pistons konsolidon vendin e parë në Konferencën e Lindjes pas fitores 129-108 ndaj New Orleans.

Ndeshje e komanduar nga Detroit (fitorja e 52-të sezonale), ku u dallua Jalen Duren, autor i 30 pikëve dhe 10 rebound.

Zhgënjen skuadra e New York, që u mund 114-103 nga Charlotte, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë në Lindje.

Tri lojtarë të Charlotte realizuan mbi 20 pikë, ku më i miri ishte Knueppel me 26 pikë e 11 rebound.

Në ndeshjen e tretë të luajtur sot, ekipi i Orlando mposhti 121-117 Sacramento. Banchero realizoi 30 pikë për vendasit, që falë këtij suksesi mbajnë ende gjallë shpresën për një vend në play in, ndërsa 33 pikë e DeRozan për miqtë mbetën për statistikë.



Read it all at Bota Sot