Sonte Kosova-Rumania, Dardanët e rinj synojnë fitore

- Bota Sot

Sonte Kosova-Rumania, Dardanët e rinj synojnë fitore

Kombëtarja e Kosovës U21 sonte sfidon Rumaninë në ‘Fadil Vokrri”.

Dardanët e rinj dhe rumunët do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit para sfidës me Rumaninë, stërvitje e cila ka kaluar në një atmosferë shumë pozitive dhe me përkushtim maksimal nga të gjithë futbollistët.

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, ka thënë se të besuarit e tij, janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për ndeshjen me Rumaninë.

“E dimë që Rumania është një kundërshtar i fortë dhe ndeshje e vështirë, por jemi të përgatitur dhe me besim për rezultat pozitiv”, ka thënë Kryeziu.

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë fillon në orën 19:00.



Read it all at Bota Sot