Opsion për të zëvendësuar Trashin e përjashtuar te Flamurtari

- Bota Sot

Opsion për të zëvendësuar Trashin e përjashtuar te Flamurtari

Erik Veiga qëndroi në stol dje për Luksemburgun, që fitoi 0 me 2 ndaj Maltës.

Mbrojtësi i Flamurtarit është si opsion, bashkë me Aleks Peraltën, për të zëvendësuar Lorenc Trashin.

Përjashtimi i përkohshëm i Trashit nga klubi vlonjat ishte i papritur, pas humbjes 2 me 1 ndaj Bylisit. Veiga deri tani është preferuar si qendërmbrojtës, megjithatë më parë aktivizohej si lojtar i krahut të majtë apo mesfushor tek ekipet e tjera.

Peralta ndërkohë shfaqet si alternativë e parë, për të marrë vendin e Trashit. Ndaj ish-kapitenit nuk ka akoma një vendim përfundimtar.



Read it all at Bota Sot