Ndeshja me Poloninë la pas një shije të hidhur dhe një ndjenjë të fortë të një mundësie të artë të shpërdoruar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", Vasil Ruçi, ish-futbollist i Kombëtares hodhi dritë mbi arsyet që çuan në eliminim, ku kritikat kryesore adresohen te zgjedhjet taktike të trajnerit dhe mungesa e finalizimit para portës.
"Në momentin e duhur, ne ishim rezultativ për aq sa arritëm që ta kalonim si ndeshjen në avantazhin tonë.
Po padyshim është fatkeqësi, një ekip polak për mendimin tim, jo në formën e tij më të mirë, një ekip polak pa rrezikshmëri dhe fati jonë i keq që sarritëm të përfundonim ato dy raste, arriti që të vejë, të kalojë turrin një ekip i cili ndoshta më shumë se të gjithë nga ata e meritonim ne.
Sepse ato raste që kishim ne nuk i kishte Polonia.
Rastet i dolën atyre njerëzve që nuk arrijnë të shënojnë dot. Duhet ta kuptojmë këtë gjë. Ata nuk janë larg goli që kur vete topi tek ai dhe në raste të tilla ta dinë ta shfrytëzojnë 100%.
Padyshim duhesh ndërruar, duhet të kishte lojtar tjetër në pjesën e sulmit. Unë po marr shembullin e Kosovës.
Unë besoj te Muçi. Unë besoj te Muçi dhe gjithë kohën thoshja Muçi. E dyta, ky lloj formacioni që arriti të vendoste trajneri jonë, mua mu duk si formacion kontrate dhe jo formacion rezultativ në kuptimin e mirë.
Pra ai donte, po të arrinte një fitore do ishte gjë e madhe shumë, por edhe në qoftë se do të humbiste, do të humbiste me dinjitet. Pra si formacion dukej sikur ai donte të zgjaste kontratën.
Besoj i besonte fatit që të arrinte. Fati nuk e desh dje dhe detyrimisht mënyra se si i futi, lojtarët që futi në fushë, ishin lojtarë të cilët më shumë preferonin të, lojtarë mbrojtësa më shumë sesa drejt sulmit.
Drejt sulmit kishte shumë pak njerëz të cilët dhe ata nuk ishin në gjendje të mirë sportive.
Unë e besoj që do ishte më e mira. Por unë ti them një gjë që ne do ishim më të rrezikshëm përpara portës dhe në qoftë se, edhe njëherë po e përsëris, ato raste të pastra do ta kishte, do ishin në këmbët e Muçit, do ishin, sot do ishim të kualifikuar.
Gjithë pjesa e sulmit flas, se ajo ishte pjesa e cila gaboi në momentin e duhur pjesa e sulmit. Dhe gabuan ata lojtarë të cilët unë i përsëris, nuk janë lojtarë goli në kuptimin e mirë të fjalës. Në qoftë se do të kishim lojtar tjetër goli, atëherë unë besoja që ato raste do ti shfrytëzonin", u shpreh Ruçi.