Ukrainën e pret miqësorja që nuk do të dëshironte askush, ajo me Shqipërinë që ishte humbësja e çiftit tjetër gjysmëfinal të grupit.
“Është e vështirë për mua të them çdo lloj gjëje.
Edhe unë do të përsërit atë që tha Mikolenko, jam pak i turpëruar nga një ndeshje e tillë.
Jo pak, por thjesht i turpëruar para syve të të gjithë kombit”, tha Grigori Sudakov, mesfushori titullar i Ukrainës dhe një nga lojtarët kryesorë të saj.
“Ishte një numër i madh gabimesh si ekip, individual dhe taktik. Ne kemi pësuar gola të lehtë, pas 0-2 ishte e vështirë.
Gyokeres?
Një lojtari të klasit të tillë iu dhanë tre mundësi dhe i shënoi në të gjitha. Ne kishim disa raste, por… është e vështirë të gjesh fjalë.
Motivimi për miqësoren? Të luash për ekipin kombëtar është e pabesueshme, një privilegj dhe një ëndërr fëmijërie.
Ndaj miqësore apo jo, ne duam të fitojmë dhe të shlyejmë gabimet që bëmë me Suedinë, Duam të luajmë për kombin tonë”, tha Sudakov.