Mes shumë emrave që FSHF ndjek prej vitesh dhe po përpiqet ta bindë që të veshë fanellën e Shqipërisë, është edhe sulmuesi i talentuar Nelson Ueiper.
Djaloshi ka shkëlqyer në këto vite me fanellën e Mainc, por edhe të përfaqësueseve të moshave të Gjermanisë, me të cilën ka gjetur rregullisht rrjetën.
Ueiper aktualisht luan me Gjermaninë U21 dhe sot ka zbritur në fushë, ashtu si Brajan Gruda, në ndeshjen kualifikuese të Europianit U21 ndaj Irlandës së Veriut. Gruda ishte titullar dhe u zëvendësua në pushim, ndërsa Ueiper u aktivizua vetëm në fundin e sfidës, në minutën e 85-të.,
Megjithatë, atij iu desh pak kohë për të lënë shenjën e tij në këtë ndeshje, pasi shfrytëzoi një krosim në zonë për të gjetur hapësirën që të gjuante dhe shënonte golin e rezultatit përfundimar 3-0 me mijëra tifozë në stadium që thirrën në kor emrin e sulmuesit.