A do të luaj edhe një vit tjetër apo do ta përfundoj karrierën? \
Manuel Neuer po e mban ende në pritje Bajernin.
Neuer mbetet “i pavendosur”, thuhet në një raport.
Bajerni, nga ana tjetër nuk do t’i vendos një afat. Aktualisht, Neuer është i përqendruar në rikthimin sa më shpejt në portë pas dëmtimit të dytë muskulor në pulpën e majtë.
Kolegu i tij i vjetër, ish-trajneri i portierëve të kombëtares gjermane, Andreas Kopke, dha një parashikim për të ardhmen e tij.
“Besoj se ai do të vazhdoj edhe një vit. Dhe do të doja që kjo të ndodhte,” tha ai.
“Manu po mbush 40 vjeç, e pabesueshme,” tha Kopke. “40 është një moshë e madhe. Ai ndoshta do të filloj të mendoj seriozisht.
Jam kurioz të shoh nëse do të vazhdoj. Mendoj se as ai vetë nuk e di ende. Ai ende është ndër më të mirët kur është në formë”.