Kombëtarja e Kosovës U-21 zhgënjeu në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rumania, në takimin e xhiros së gjashtë të grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21 në futboll.
Futbollisti Vermesan shënoi në minutën e 67-të të ndeshjes.
Rumania me tre pikët e importuara nga kryeqyteti i Kosovës, ngritet në vend të tretë me 10 pikë të mbledhura.
Kosova bie në vend të katërt me 8 pikë dhe ka vështirësuar tej mase gjasat për vend të dytë.
Spanja kryeson me 18 pikë, e ndjekur nga Finlanda me 13 sosh.
Ksoova U-21 – Rumania U-21 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Vermeșan (67’).
Kartona të verdhë: Parduzi, Mavraj, Bllaca, Gashi, Berisha – Matei, Maftei, Eissat e Borza.
Kosova U21: Seji - Sahitaj, Shala, Mavraj, Parduzi - Ademi, Frokaj (Bllaca 70’), Zeqiri (Gashi 82’) - Sadriu, Berisha, Jashari (Hasani 70’).
Rumania U21: Lefter - Maftei, Tudose, Eissat, Borza – Boțogan (Trica 60’), Vulturar - Musi, Matei (Szimionas 86’), Biliboc (Bana 73’) – Vermeșan (Dutu 73’).