Nuk mjafton asistimi i Granit Xhakës, Gjermania triumfon në Basel

- Bota Sot

Nuk mjafton asistimi i Granit Xhakës, Gjermania triumfon në Basel

Gjermania ka shënuar fitore në miqësore, me rezultat 4:3 ndaj Zvicrës.

Në minutën e 17-të kapiteni Granit Xhaka ashtu si di ai, asistoi për golin e Zvicrës kundër Gjermanisë. 

Një pasim i shkëlqyeshëm gjen rrugën për te Dan Ndoye, i cili me qetësi shënoi, 1:0.

Ndeshja miqësorë u luajt në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel.

Për Zvicrën shënuan Ndoye (17), Embolo (41) e Monteiro (79’) dhe për gjermanët Tah (26), Gnabry (45+2) e Wirtz (61 e 86’).

Futbollisti Xhaka është zëvendësuar në minutën e 46-të nga Ardon Jashari.



Read it all at Bota Sot