Humbasin ndeshjen në tavolinë dhe marrin gjobë të “kripur”

- Bota Sot

Humbasin ndeshjen në tavolinë dhe marrin gjobë të “kripur”

Në vendimet ndëshkimore të publikuara së fundmi nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, bie në sy Dinamo B.

Por çfarë ka ndodhur me kryeqyetasit?!

Në ndeshjen kundër Bulqizës, e përfunduar 2 – 2, te Dinamo B, stafi teknik ka bërë gabim trashanik, 4 ndalesa për zëvendësime, ndërsa rregullorja është e qartë, 3 ndalesa, përjashtuar pushimin mes pjesëve.

Një situatë e tillë nuk ishte dëgjuar në futbollin shqiptar.

Për këtë veprim jashtë rregullores, Dinamo B e ka humbur ndeshjen në tavolinë dhe është gjobitur me 1.000.000 lekë të vjetra, e cila do të aplikohet në masën 3%.



Read it all at Bota Sot