Gafa epike në miqësoren Angli-Uruguai.
Një gafë epike në ndeshjen miqësore Angli-Uruguai, po bën xhiron e rrjetës, teksa protagonist u bë gjyqtari gjerman, Jablonski, i cili ka përfunduar në qendër të kritikave, pas duelit të zhvilluar në “Wembley” që përfundoi me rezultatin 1 me 1.
Çuditërisht gjermani, i drejtoi dy herë kartonin e verdhë mesfushorit të Mançester Junajtid, Manuel Ugarte, që është pjesë e kombëtares së Uruguait,.
“Harroi”, ta përjashtonte nga fusha, me kartonin e kuq, pas dy të verdhave.