Skriniar e thotë troç për Kosovën, kjo nuk pritej

- Bota Sot

Skriniar e thotë troç për Kosovën, kjo nuk pritej

Sulmuesi 31-vjeçar i kombëtares së Sllovakisë, Milan Skriniar dhe anëtar i Fenerbahces e përjetoi rëndë humbjen e së enjtes në gjysmëfinalen e play-off-it kundër Kosovës, pasi nuk mundi t’i ndihmonte shokët e skuadrës drejtpërdrejt në fushë.

“Ai e përshkroi mungesën e tij nga formacioni si vendimin më logjik duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore.

Sllovakët humbën nga kombëtarja e Kosovës me rezultat 3:4 dhe pas ndeshjes lojtarët mezi gjetën fjalë”, - shkruan media sllovake “Pravda”.

“Ishte shumë e vështirë, djemtë shprehën emocionet dhe mendimet e tyre, të cilat i ndjemë të gjithë njësoj. Ishte një zhgënjim i madh. Më erdhi shumë keq, por është e vështirë të shprehem.

U lëndova para një prej ndeshjeve më të rëndësishme për Sllovakinë.

Pas ndeshjes u ndjeva edhe më i zhgënjyer”, tha kapiteni iSllovakisë në konferencën për media të së shtunës në Senec.

Skriniar e thotë troç për Kosovën, sipas tij nuk pësojnë shumë gola.

“Kosova nuk pëson shumë gola.

Ne shënuam tre kundër tyre, që është shumë mirë, por kur ata shënojnë katër, është e vështirë të kalosh më tej.

Nuk kam asgjë për t’u ankuar ndaj djemve.

Nga tribuna nuk pata ndjesinë që kundërshtari ishte nën presion apo që ne i shtynim ata. Ata erdhën te porta, shënuan gol, goditje dënimi, shënuan gol,” shtoi ai për ndeshjen.

Vendimi përfundimtar u mor një ditë para ndeshjes me Kosovën.

“Të mërkurën u dakorduam që kjo ishte mënyra më e mirë.

Stërvitesha individualisht, në mëngjes bëja stërvitjen time, pasdite një pjesë me ekipin, isha ende afër me besimin se mund ta arrija. Vendimi u mor të mërkurën dhe ajo ditë ishte e vështirë për mua”, theksoi Skriniar.



Read it all at Bota Sot