Hoxha thotë se do të japin maksimumin për të fituar ndaj Turqisë

- Bota Sot

Hoxha thotë se do të japin maksimumin për të fituar ndaj Turqisë

Një nga heronjtë e Kosovës, Veldin Hoxha, i cili shënoi gol ndaj Sllovakisë, ka folur për finalen e play-offit, ndaj Turqisë.

Hoxha tha se ekipi është i bashkuar dhe i përgatitur maksimalisht dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur kualifikimin në Kupën e Botës.

23-vjeçari tha se do ta japin maksimumin për të fituar ndeshjen ndaj Turqisë, e cila zhvilohet ditën e martë.

”Ndjenja është shumë e mirë, por kjo ndeshje tashmë ka kaluar dhe tani fokusi ynë është te ndeshja e radhës kundër Turqisë.

Ekipi do të jetë i përgatitur maksimalisht dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur kualifikimin në Kupën e Botës.

Mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë brenda skuadrës.

Jemi një ekip shumë i mirë dhe luajmë si një ekip i bashkuar, gjë që është një nga pikat tona më të forta.

Kur i ke tifozët pas vetës në stadiumin tënd kjo të jep një shtysë shumë të madhe në ndeshje të tilla.

Prandaj do të japim maksimumin për të fituar këtë ndeshje – pë veten tonë, për tifozët dhe për vendin tonë – me synimin që të arrijmë në Kupën e Botës.”, ka deklaruar Veldin Hoxha për faqen zyratre të FFK-së.



Read it all at Bota Sot