Bardhi dhe Alimi i qëndrojnë besnik ekipit,

- Bota Sot

Bardhi dhe Alimi i qëndrojnë besnik ekipit,

Maqedonia sot në qendrën stërvitore ‘Petal Milloshevski’ në Shkup, vazhdon përgatitjet për ndeshjen në Dublin kundër Republikës së Irlandës, që në program është me datë 31 mars.

Edhe përkundër kërkesës së Konjaspor dhe skuadrës kineze të Dalian, për të lënë të lirë nga detyrimet e tyre ndërkombëtare,

Enis Bardhi dhe Isnik Alimi, kanë një qëndrim të qartë se duan të qëndrojnë dhe të jenë pjesë e ekipit kombëtar edhe në ndeshjen e rradhës kundër Republikës së Irlandës.

Ndërkohë, sulmuesi Bojan Miovski, me kërkesë të klubit të tij, Gllazgou Renxhers, mirëpo edhe me pëlqim të vetë futbollistit, është liruar nga obligimet me ekipin përfaqësues dhe tashmë i njëjti ka lëshuar bazën stërvitore.

Një shqetësim tjetër shtesë për stafin teknik të përfaqësueses është edhe dëmtimi i Jani Atanasov, që ka dëmtuar tendinin e kyçit të këmbës, teksa pas kontrolleve mjekësore (rezonancë magnetike), është konstatuar se i njëjti nuk do të jetë në gjendje për tu paraqitur në ndeshjen në Dublin. 



Read it all at Bota Sot