Sedlloski sqaron situatën brenda ekipit!

- Bota Sot

Sedlloski sqaron situatën brenda ekipit!

Maqedonia të enjtën pësoi disfatë 4:0 në duelin në Kopenhagë ndaj Danimarkës, duke humbur mundësinë që edhe njëherë tjetër të kualifkohet për në finalen e madhe të ndeshjeve të “play-off”, këtë herë për të siguruar një vend për në Botërorin 2026, që për herë të parë në histori do të mbahet në tre shtete të ndryshme, SHBA-Kanada-Meksikë.

Megjithatë, Danimarka tashmë i takon së kluarës, pasi të enjtën ekipin përfaqësues futbollistik të vendit e pret një ndeshje tjetër, ajo kundër Republikës së Iralndës, që gjithashtu humbi mundësinë për të luajtur në KB 2026, pas disfatës në penalti nga Republika Çeke.

Në prag të takimit në Dublin, seleksionuesi Goce Sedlloski po has në disa probleme, kjo pasi disa nga vendimet e tij rreth formacionit startues në ndeshjen kundër Danimarkës, sollën edhe disa reagime brenda ekipit.

Ai foli konkretisht për situatën me Aleksandar Trajkovskin dhe Bojan Miovskin, duke theksuar se vendimet u morën vetëm në bazë të formës konkurruese dhe kërkesave taktike.

“Aleksandar Trajkovski nuk ishte i kënaqur pasi nuk ishte pjesë e formacionit startues, mirëpo në këtë moment besoj se ai nuk është fizikisht në nivelin e nevojshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të një ndeshjeje të tillë.

Plani ynë ishte, nëse do të ishte e nevojshme, që Trajkovski të merrte një shans në fundin e ndeshjes, mirëpo rrjedha e ndeshjes nuk na e mundësoi një gjë të tillë. Nuk ka arsye që askush të ndihet i ofenduar.

Situata ishte e ngjashme edhe me Bojan Miovskin, i cili gjithashtu nuk ishte i kënaqur që nuk filloi, por duhet pranuar se ka 23 lojtarë në ekipin përfaqësues dhe askush nuk e ka të garantuar një vend në formacionin titullar”, – tha trajneri Goce Sedloski.



Read it all at Bota Sot