Agim Ademi: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sylejmanit

- Bota Sot

Agim Ademi: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sylejmanit

Ka ndërruar jetë Ibrahim Sylejmani, i cili ka dhënë kontribut të madh ndër vite në futbollin e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ibrahim Sylejmani. Në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ibrahimi do të kujtohet përherë si një sportist i përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta njerëzore. Kontributi i tij në futbollin kosovar, si pjesë e klubeve Flamurtari dhe Besëlidhja, mbetet i çmuar dhe i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Ai ishte shembull i përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për futbollin, duke lënë gjurmë të rëndësishme në komunitetin tonë sportiv.

Në këto momente të vështira, jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen për këtë humbje të madhe.
Ibrahim Sylejmani do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për atë që dha për futbollin dhe shoqërinë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, shpreh ngushëllime Agim Ademi president i FFK-së.



Read it all at Bota Sot