Pronari i një Volkswagen Golf 8 të cilën e kishte në shfrytëzim përmes rent-a-car, ka treguar se makina është zhdukur rreth orës 15:33.
“Klienti e ka lënë veturën aty, ne kemi shkuar për një orë për ta marrë, por makina nuk ka qenë aty. Rasti është raportuar në polici dhe hetuesit po shqyrtojnë kamerat e aeroportit”, ka thënë pronari.
Ai shtoi se ka dyshime për një skenar të mundshëm të përgatitur nga klienti, ndërsa targa e veturës është 01-743-EZ.
“Na ka vjedhur në parkingun e aeroportit rreth orës 15:33. Klienti e ka lënë veturën aty; ne kemi shkuar për një orë për ta marrë, por makina nuk ka qenë aty dhe e ka marrë dikush tjetër. Rasti është hapur edhe në polici, ku hetuesit do të shqyrtojnë kamerat e aeroportit. Klienti e ka dërguar veturën në aeroport dhe na ka dërguar fotografi në parking, e ka lënë dhe është larguar menjëherë. Është e dyshimtë nëse mund të jetë njëfarë skenari i përgatitur nga klienti. Targat janë 01-743-EZ. Të lajmëroni në numrat 045111717 ose 045477444.”, tha i dëmtuari për Sinjalin.
Rasti theksoi shqetësimin e vazhdueshëm për sigurinë e hapësirave publike dhe pronave private në Kosovë.