Një vajzë 17-vjeçare nga Holanda, Milou Verhoof, vendosi të përfundojë jetën e saj përmes eutanazisë, një praktikë e ligjshme në vend.
Vdekja e saj ka shkaktuar diskutime të gjera mbi eutanazinë për të rinjtë me probleme të shëndetit mendor.
Milou kishte përjetuar trauma të mëdha, përfshirë humbjen e vëllait, një sulm seksual në moshën 13-vjeçare dhe depresi të thellë, që e çuan në përpjekje të dështuara për vetëvrasje.
Ajo iu drejtua psikiatrit Menno Oosterhoff, i cili e asistoi në dhomën ku kishte kaluar fëmijërinë.
Milou kishte zgjedhur edhe fustanin dhe takat për momentin e fundit.
Ligji holandez lejon eutanazinë kur vuajtjet janë të padurueshme dhe nuk ka shpresë për përmirësim.
Rastet psikiatrike, ku përfshihen të rinjtë me probleme mendore të rënda, po rriten vitet e fundit.
Nëna e Milou-t, Mireille Verhoof, tha se vendimi ishte i duhur për vajzën dhe familjen.
Dokumentari “Beteja e Milou-së vazhdon” ka ndjekur historinë e saj dhe ka nxitur debatin mbi të drejtën për eutanazi në raste të shëndetit mendor.