Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën në mbrëmje në qytetin Derbyshire në Britani. Mësohet se një burrë përplasi me automjetin e tij disa këmbësorë ku për pasojë humbi jetën një person.
Sipas raporteve, disa nga këmbësorët që u goditën u plagosën rëndë. Mësohet se deri në 20 persona janë plagosur.
Ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, ofruan ndihmën e parë dhe transportuan të plagosurit në spital.
Autoritetet vazhduan me arrestimin e shoferit 30-vjeçar.
“Edhe pse e dimë që ky është një incident shqetësues, dëshirojmë të sigurojmë publikun se nuk besojmë se ka ndonjë rrezik të mëtejshëm për publikun”, njoftoi policia.