Nagelsmann mbron Wirtzin

- Bota Sot

Nagelsmann mbron Wirtzin

Trajneri i Gjermania, Julian Nagelsmann, ka dalë në mbrojtje të mesfushorit ofensiv Florian Wirtz, duke i cilësuar si të padrejta kritikat që ai ka marrë pas transferimit te Liverpool.

22-vjeçari nuk ka arritur ende të shfaqë vazhdimisht formën e tij më të mirë në Premier League, çka ka sjellë dyshime mbi përshtatjen e tij në futbollin anglez.

Wirtz bëri bujë te Bayer Leverkusen, ku në sezonin historik 2023/24 realizoi 18 gola dhe u shpall lojtari i sezonit, duke ndihmuar skuadrën të fitojë titullin dhe kupën pa humbje në kampionatin gjerman.

Megjithatë, fillimi në Angli ka qenë më sfidues për të, ndërsa Nagelsmann ka kërkuar më shumë durim ndaj talentit gjerman.

“Është një situatë krejtësisht normale për një lojtar të ri. Ai është një person emocional dhe duhet të mësohet me kritikat. Në këtë nivel intensiteti, ato nuk ishin të justifikuara”, u shpreh Nagelsmann.

Ai zbuloi gjithashtu se ka pasur biseda të shumta me Wirtz gjatë kësaj periudhe.

“Jemi afruar edhe më shumë. Kemi pasur biseda shumë të mira, ku ai është hapur. Është inteligjent dhe shumë i sinqertë, dhe gjithmonë merr diçka pozitive nga këto diskutime”, shtoi trajneri gjerman.

Në fund, Nagelsmann u shpreh optimist se kjo periudhë do ta forcojë mesfushorin ofensiv.

“Ai mund të mësojë shumë nga kjo fazë dhe të dalë edhe më i fortë”, përfundoi ai.



Read it all at Bota Sot