Manchester City po përgatit një lëvizje të pazakontë në merkato, teksa drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë një marrëveshje shkëmbimi masive me Newcastle United.
Sipas raportimeve, në krye të listës së dëshirave të Cityt janë Sandro Tonali dhe Elliot Anderson, për të cilët vlerësimi total arrin rreth 190 milionë euro.
Megjithatë, kampionët e Anglisë nuk synojnë të paguajnë këtë shumë, duke menduar për një formulë kreative shkëmbimi që mund të përfshijë deri në gjashtë lojtarë.
Në radar mbetet edhe mbrojtësi i krahut Tino Livramento.
Për të bindur Newcastle, City mund të ofrojë një paketë me disa lojtarë të rinj si James Trafford, Rico Lewis, Issa Kaboré dhe Jumah Bah.
Nga ana tjetër, e ardhmja e Tonalit mbetet e hapur. Mesfushori italian është përfolur edhe për një kalim te Manchester Unitedit, por gjithçka mund të varet nga kualifikimi i “Djajve të Kuq” në Ligën e Kampionëve.
Raportet flasin edhe për një marrëveshje, që do t’i lejonte Tonalit të largohej nëse Newcastle dështon të sigurojë një vend në elitën europiane.
Merkatoja verore pritet të jetë e nxehtë dhe kjo lëvizje mund të kthehet në një nga operacionet më të bujshme të viteve të fundit.