Messi ende nuk e ka marrë vendimin final

- Bota Sot

Messi ende nuk e ka marrë vendimin final

Prania e Lionel Messit në Botërorin 2026 nuk është konfirmuar, ose të paktën kështu zbuloi trajneri Skaloni.

Brenda kombëtares argjentinase, ata shmangin çdo lloj presioni ndaj yllit të tyre dhe ai e bëri të qartë se ky vendim varet tërësisht nga vetë Mesi.

Eshtë e pashmangshme që e gjithë vëmendja të përqendrohet te Mesi dhe pjesëmarrja e tij e mundshme në atë që do të ishte Kupa e tij e fundit e Botës.

“Është një çështje që e shqetëson atë. Nuk kam pse t’i përgjigjem kësaj. Dua që ai të jetë i pranishëm, por është ai që vendos. Ai ka fituar të drejtën për të zgjedhur me qetësi. Nuk po nxitojmë”, ishin fjalët e Skalonit në konferencën për shtyp.

Një nga çështjet e mëdha në pritje në Argjentinë është rinovimi i skuadrës, megjithëse trajneri e ka bërë të qartë se ata nuk po ndalen së përqendruari në fitimin e Kupës së Botës.

“Ekipi do të përbëhet nga një përzierje lojtarësh që duam të vlerësojmë dhe të tjerë që duhet të përmirësojnë nivelin e tyre. Mesi do të luajë, nuk e di nëse nga fillimi apo në ndeshjen e dytë” – ka thënë ai.



Read it all at Bota Sot