Shqiptari Igli Tare ka arritur akordin me drejtuesit e Partizanit të Beogradit, për të transferuar Andrej Kostiq.
Sulmuesi i talentuar nga Mali i Zi do u bashkohet kuqezinjve për llogaritë e sezonit të ardhshëm.
Kostiq rezultoi një zbulim për klubin e Superligës serbe. 19-vjeçari regjistron 11 gola në 34 paraqitjet e tij.
Ky transferim synohej prej disa muajsh nga menaxhmenti i Milanit. Kostiq ka debutuar te Mali i Zi dhe besimi për të ardhmen është i madh.
Partizani i Beogradit paguante 900 mijë euro për ta transferuar në verën e kaluar.
Karriera e tij fillonte te Buduçnosti nga Podgorica.