Rastësi e çuditshme!

- Bota Sot

Rastësi e çuditshme!

Katër vite pas eliminimit të hidhur nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të “play off” për Botërorin, Italia synon të rikthehet sërish te kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit.

Për këtë duhet fituar finalja në transfertë me Bosnjë Hercegovinën.

UEFA ka caktuar gjyqtarin Klement Turpin, për të gjykuar sfidën në Bosnjë. Italia nuk ka kujtim aspak të mirë me francezin, pasi ishte pikërisht Turpin që gjykonte sfidën me Maqedoninë e Veriut në marsin e vitit 2022.

Asokohe, maqedonasit fitonin falë një goli në minutën e 92-të. Turpin tregoi vetëm një karton të verdhë gjatë ndeshjes, që i përkiste Darko Velkovskit.

Italia synon të kthehet sërish në Botëror, duke qenë se mungon që nga viti 2014. Një tjetër eliminim do të ishte fatal.



Read it all at Bota Sot