Mediumi gjerman shkruan për sulmuesin e Kosovës që vlen 30 milionë euro, Barcelona e do

- Bota Sot

Mediumi gjerman shkruan për sulmuesin e Kosovës që vlen 30 milionë euro, Barcelona e do

Ylli i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani është afër klubi të madh kataluanas, Barcelona.

Mediumi sportiv gjerman “Kicker’ i ka kushtuar një shkrim të gjatë futbollistit Asllani.

“Interesim nga Barcelona, largimi i Asllanit po afrohet.

Te TSG Hoffenheim po shtohen shenjat që tregojnë për një transferim të hershëm të sulmuesit Fisnik Asllani, ndoshta që verën e ardhshme.

Madje, edhe klubi i ëndrrave të tij raportohet se tashmë ka bërë kontakt.

Fisnik Asllani është vetëm një hap larg arritjes së parë të madhe këtë sezon.

Me kombëtaren e Kosovës, sulmuesi i Hoffenheim ka kaluar pengesën e parë në play-off dhe ka mundësinë për një sukses historik të martën.

Në ndeshjen vendimtare në shtëpi kundër Turqisë, Kosova mund të sigurojnë pjesëmarrjen e parë në histori në Kampionatin Botëror”, shkruan media gjermane..

“Të enjten, Asllani kontribuoi me një gol në fitoren spektakolare 4:3 në fushën e Sllovakisë, duke shënuar golin e barazimit për 2:2, përpara se të zëvendësohej në minutën e 73-të. Bashkëlojtari i tij te Hoffenheim, Albian Hajdari, luajti të gjithë ndeshjen.

Ndërsa të martën kundër Turqisë, dy lojtarët e Hoffenheim do të përballen edhe me bashkëlojtarin e tyre në klub, Ozan Kabak”, shkruan më tej.

Klauzola e lirimit rreth 30 milionë euro

“Ndërkohë, Asllani bëri një tjetër deklaratë me golin e tij të katërt me kombëtaren. 23-vjeçari po shkëlqen edhe në Bundesliga, ku aktualisht renditet i dyti në listën e golashënuesve të ekipit me tetë gola, pas Andrej Kramariq (10 gola).

Futbollisti i lindur në Berlin me rrënjë kosovare është shndërruar në një nga sulmuesit më interesantë në

Bundesliga që nga rikthimi i tij te Hoffenheim pas huazimit te SV Elversberg.

Edhe FC Barcelona ka shprehur interesim, siç ka bërë të ditur zyrtarisht agjenti i tij. Sipas Ayman Dahmani, Barcelona ka bërë një kërkesë konkrete për Asllanin”, shkruan media gjermane.

“Interesimi i Barcelonës për lojtarin vazhdon aktualisht dhe tashmë ka pasur kontakt nga klubi katalanas,” citohet të ketë thënë përfaqësuesi i kompanisë Rogon.

Në fakt, Asllani e ka përshkruar gjithmonë FC Barcelona si klubin e tij të ëndrrave, dhe tani kjo ëndërr mund të bëhet realitet.

Dahmani sqaroi gjithashtu se klienti i tij do të largohej nga Hoffenheim vetëm nëse paguhet plotësisht shuma e klauzolës së lirimit, e cila pritet të jetë rreth 30 milionë euro për një klub të madh.

Në një intervistë të fundit, Asllani tha:

“Është vërtet e çmendur sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat, kur mendon se ku isha një vit e gjysmë më parë te Elversberg.

Atëherë vlera ime në treg ishte 800 mijë euro, ndërsa tani është 30 milionë euro.”

Raportohet se edhe disa klube të tjera kanë shfaqur interes për sulmuesin e gjatë dhe teknikisht të talentuar.

Tashmë disa shenja tregojnë për një largim të hershëm të tij pas këtij sezoni.

Nga njëra anë, TSG Hoffenheim ka nevojë urgjente të gjenerojë të ardhura nga transferimet dhe mund të përfitojë shumë financiarisht nga shitja e lojtarit, i cili fillimisht ishte transferuar falas nga Union Berlin.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv Andreas Schicker tashmë ka siguruar lojtarë shtesë për repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

TSG Hoffenheim ka konfirmuar së fundmi transferimin veror të Alessandro Vogt (21 vjeç) nga FC St. Gallen. Futbollisti zviceran, i cili u ble për 2.5 milionë euro, ka profil të ngjashëm me Asllanin dhe ka nevojë për minuta loje për zhvillimin e tij.

Gjithashtu, Hoffenheim e përforcoi skuadrën në afatin kalimtar dimëror me blerjen për 2.6 milionë euro të talentit Yannick Eduardo nga RB Leipzig.



Read it all at Bota Sot