Barcelona ka planin B

- Bota Sot

Barcelona ka planin B

Barcelona do të bëjë gjithçka për të transferuar Alessandro Bastonin gjatë merkatos së verës.

Vetë qendërmbrojtësi italian ka dhënë pëlqimin e tij për t’u tansferuar te katalanasit, por negociatat me Interin nuk do të jenë aspak të lehta.

Në rast se Bastoni nuk arrihet, Barcelona ka një plan B: Luka Vushkoviq.

Kroati 19-vjeçar i transferuar verën e kaluar nga Hajduk Split te Tottenham për 12 milionë euro, por u huazua te Hamburg në Bundesligë, ku ka bërë paraqitje shumë dinjitoze.

Sigurisht që Tottenham do ta rikthejë në skuadër 19-vjeçarin kroat në përfundim të këtij sezoni dhe largimi nga londinezët nuk do të jetë aq i thjeshtë.

Vlera në treg e Vushkoviq është 60 milionë euro sipas Transfermarkt dhe vetëm për këtë shifër Totenham do të hiqte dorë prej tij.



Read it all at Bota Sot