Media serbe sulmon Vedat Muriqin, i dhemb kjo

- Bota Sot

Media serbe sulmon Vedat Muriqin, i dhemb kjo

Kosova por përgatitet për festën e futbollit të datës 31 mars në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. 

Dita e martë është më shumë se festë futbolli. Kombi shqiptar e pret me padurim përballjen Kosovë – Turqi, fituesi i kësaj sfide kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror në futboll.

Kosova është një fitore larg kualifikimit, ndërsa në 

Serbi janë të mërzitur nga suksesi i madh i djemve tanë.

Mediumi serb “Blic” është i tronditur nga mrekullia e Kosovës, sulmon me shkrim xhevahirin tonë Vedat Muriqin, për faktin se i dhemb një deklaratë e tij më shumë se një mijë fjalë.

“Sulmuesi i të ashtuquajturës Kosovë bëri një deklaratë të turpshme para Turqisë: Për ne do të ishte si një pavarësi e dytë”, shkarravit media serve.

“Turqia mposhti ekipin kombëtar rumun në ndeshjen e parë të play-off-it për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, dhe tani hyn në duelin në Prishtinë si favorit me ekipin kombëtar të shtetit të vetëshpallur”, shkruan me zemërim media serbe.

“Nëse arrijmë të kualifikohemi për Kupën e Botës, do të jetë si një pavarësi e dytë për ne.

gjithë janë shumë të emocionuar dhe plot shpresë”, ka thënë Muriqi, deklaratë që ka goditur rëndë serbët.



Read it all at Bota Sot