Tottenham ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Igor Tudor, pas një serie rezultatesh zhgënjyese në kampionat.
Vendimi vjen në një moment kritik për skuadrën londineze, e cila po përballet me formë të dobët dhe rrezikon seriozisht rënien nga Premier League.Performancat e fundit nuk kanë përmbushur pritshmëritë e klubit, duke bërë që drejtuesit të reagojnë me këtë ndryshim në pankinë, në përpjekje për të shpëtuar sezonin.
Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë trajnerin kroat.