Xabi Alonso pritet të marrë drejtimin e Liverpool-it

- Bota Sot

Xabi Alonso pritet të marrë drejtimin e Liverpool-it

Nëse nuk ka ndonjë befasi rrugës, Xabi Alonso pritet të marrë drejtimin e Liverpool-it në fund të këtij sezoni, ku do të shkarkohet Arne Slot.

Sigurisht që trajneri bask do të bëjë ndryshimet e tij të nevojshme te të kuqtë, ku pritet të ketë disa përforcime të bujshme.

Mediet angleze bëjnë me dije se lojtari i parë që Xabi Alonso do të kërkojë është ai i Arda Guler.

Turku shkëlqeu te Real Madrid gjatë kohës që ishte trajner Xabi Alonso.

Largimi i fantazistit turk nga Madridi nuk është i pamundur, por edhe aq i thjeshtë nuk do të jetë duke ditur që është nën kontratë deri në vitin 2029.

Vlera në treg e Arda Guler nëse i referohemi Transfermarkt është 90 milionë euro. Pak a shumë kjo është edhe shifra që do të kërkojë klubi madrilen për ta lënë të lirë në verën e ardhshme.



Read it all at Bota Sot