Para ndeshjes finale të play-off-it mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”, gazetarja turke Zeynep Ozdemir ka vlerësuar kombëtaren e Kosovës si shumë të rrezikshëm. Sipas saj:
“Kosova bën pasime shumë të mira kur ka posedimin e topit.
Ata janë gjithashtu shumë të rrezikshëm në goditjet standarde…
Muriqi dhe Asllani janë dy emra shumë efektivë në sulm”, u shpreh ajo.
Ozdemir thekson se këta lojtarë mund të luajnë një rol kyç në ndeshjen vendimtare dhe se strategjia e Kosovës në posedim mund të krijojë surpriza për ekipin turk.
Ndeshja finale e play-off-it zhvillohet të martën (20.45) në “Fadil Vokrri”.