“Dardanët” me njoftim të rëndësishëm, ja kur do të shpërndahen biletat e tyre

- Bota Sot

“Dardanët” me njoftim të rëndësishëm, ja kur do të shpërndahen biletat e tyre

Tifogrupi i kombëtares së Kosovës, “Dardanët” ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, “Dardanët” thonë se biletat për ndeshjen e së martës do të shpërndahen po atë ditë, nga ora 17:30.

Shpërndarja e biletave do të bëhet në Fan Clubin e “Dardanëve”.

Kjo po bëhet, pasi sipas tyre për t’i ikur çdo skenari të keq të mundshëm.

Në njoftim thuhet se biletat do t’i shperndahen vetëm personave të rritur, +18.

“Duke qenë se nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë që në sektorin tonë të ketë keqpërdorim të biletave dhe për të shmangur çdo skenar të tillë ogurzi, ju njoftojmë se shpërndarja e biletave për sektorin e Dardanëve do të bëhet në ditën e ndeshjes ndaj Turqisë.

Shpërndarja do të fillojë të martën, nga ora 17:30, te Fan Club-i ynë pranë stadiumit “Fadil Vokrri”.

Lusim të gjithë anëtarët e tifogrupit që të kontaktojnë përfaqësuesit në qytetet përkatëse, aty ku kanë kryer anëtarësimin vjetor, për t’u koordinuar rreth mënyrës së tërheqjes së biletave dhe për çdo hollësi shtesë.

Biletat janë të destinuara vetëm për persona të rritur (18+). Për tërheqjen e biletave, secili anëtar duhet patjetër të paraqesë kartelën e anëtarësimit vjetor. Vetëm në këtë mënyrë do të lejohet hyrja në Fan Club dhe pajisja me biletat përkatëse.

Meqenesë se biletat janë të sigurta, ju lusim edhe një herë që të mos krijoni panik të panevojshëm. Çdo person që nuk i përmbush kriteret e lartpërmendura nuk do të lejohet nga Policia e Kosovës t’i afrohet perimetrit të stadiumit.

Për faktin se kjo është një ditë e shumëpritur dhe emocionet po rriten gjithnjë e më shumë dhe marrë parasysh peshën historike të kësaj finaleje ndaj Turqisë, ju bëjmë thirrje që, menjëherë pasi të pajiseni me biletë, të hyni në stadium dhe të kontribuoni secili në organizim”., thuhet nga Dardanët.



Read it all at Bota Sot