Altin Rraklli: Nëse do të isha Silvinjo, do ta mbyllja me Shqipërinë

- Bota Sot

Altin Rraklli: Nëse do të isha Silvinjo, do ta mbyllja me Shqipërinë

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Altin Rraklli, komentoi të ardhmen e Silvinjos, e cila është lëkundur ndjeshëm, pas disfatës me përmbysje ndaj Polonisë.

Kavajasi, ndër të tjera deklaroi:

“Unë them që i kemi të gjitha mundësitë që të shikojmë përpara. Ekipi u përfaqësua shumë mirë.

Pilo ishte një element i ri që mua më pëlqeu shumë, pavarësisht rastit që humbi. Lojtarët e rinj që kemi duhet t’i japim shansin për këtë ndeshje, sepse miqësoret janë për këtë qëllim.

Nëse unë do të isha Silvinjo, do ta mbyllja me Shqipërinë dhe do të kërkoja diçka tjetër. Patjetër që ka bërë një punë të konsiderueshme dhe ndoshta ka dëshirë të vazhdojë”, përfundoi Rraklli.



Read it all at Bota Sot