Konferenca, stërvitje, analizë - detajet e fundit para duelit Kosovë – Turqi

- Bota Sot

Konferenca, stërvitje, analizë - detajet e fundit para duelit Kosovë – Turqi

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur agjendën zyrtare të aktiviteteve përpara ndeshjes së shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, dita e sotme do të nisë me Kombëtaren e Kosovës, ku fillimisht në ora 10:30 do të mbahet konferenca për media, ndërsa menjëherë pas saj, në ora 11:00, “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare. Ndërkohë, në mbrëmje aktivitetet vazhdojnë me përfaqësuesen e Turqisë, e cila në ora 18:00 do të dalë për ecje në fushë, ndërsa në ora 18:15 do të mbajë konferencën për media.

Të gjitha këto aktivitete do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa FFK ka rikujtuar mediat që të paraqiten të paktën 20 minuta para fillimit të konferencave.

Kjo përballje konsiderohet vendimtare për të dyja kombëtaret në kuadër të fazës “play-off”, me Kosovën që vjen pas një forme shumë të mirë dhe me mbështetje të madhe nga tifozët vendas. Në anën tjetër, Turqia synon të konfirmojë statusin e saj si një kundërshtar i fortë, duke paralajmëruar një ndeshje të fortë dhe spektakolare në kryeqytet.



Read it all at Bota Sot