Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, para ndeshjes vendimtare kundër Turqisë, theksoi se sfida do të jetë e barabartë dhe e vështirë.
Sipas tij, Turqia është një skuadër e fortë me lojtarë me cilësi të lartë, por gjasat për fitore për Kosovën janë 50-50.
Foda: Gjasat për fitore për Kosovën janë 50-50.
“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar” – tha Foda.
Në lidhje me vendosjen e lojtarëve, trajneri sqaroi pse Baton Zabërgja luajti para Edon Zhegrovës. Arsyeja kryesore, sipas Fodës, ishte menaxhimi i minutave të lojës dhe freskisë së Zhegrovës, i cili nuk kishte shumë aktivitet në klubin e tij.
Foda: Ndoshta nesër Edoni do të luajë nga fillimi
“Secila lojë ka rëndësinë e vetës dhe duhet të vendosi se kë të inkuadrojë. Te Sllovakia kanë luajtur me topa të gjatë, andaj na është nevojitur një lojtar me trup-gjatë. Ndoshta nesër Edoni do të luajë nga fillimi” – shtoi Foda.
Kosova kërkon të befasojë Turqinë dhe të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror 2026, ndërsa përzgjedhësi gjerman është i qartë se çdo vendim në formacion ka një strategji të qartë për të arritur suksesin maksimal.