Real Madridi po shikon drejt së ardhmes dhe i ka vënë syrin një prej lojtarëve të rinj më premtues në futbollin evropian. Klubi spanjoll po monitoron nga afër Karim Kulibalin që aktualisht luan për Verder Bremen në Gjermani.Sipas MARCA-s, vëzhguesit e Realit u impresionuan veçanërisht nga pjekuria taktike e lojtarit dhe aftësia e tij për të lexuar situatat e lojës pavarësisht moshës së tij të re. Këto cilësi i kanë shtyrë madrilenët të monitorojnë nga afër zhvillimin e tij.
Verder Bremen, nga ana tjetër nuk ka ndërmend ta lërë lehtësisht yllin e tyre. Klubi gjerman e vlerëson rreth 50 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për një lojtar 18-vjeçar, por që pasqyron potencialin e tij.
Kulibali është i lidhur me klubin me një kontratë afatgjatë, të vlefshme deri në vitin 2029. Real Madridi po e analizon me kujdes situatën, veçanërisht pasi konkurrenca është gjithçka tjetër përveçse e lehtë për t’u mposhtur.
Disa klube të mëdha evropiane, përfshirë PSG-në, Çelsin dhe Arsenalin, thuhet se janë të interesuara për talentin e ri.