Barcelona e gjen partnerin perfekt për Yamalin

- Bota Sot

Barcelona e gjen partnerin perfekt për Yamalin

Barcelona po synon të formojë një dyshe spektakolare, Lamine Yamal me talentin e ri Yan Diomande, i cili po shkëlqen te Leipzigu.

19-vjeçari ka impresionuar këtë sezon me gola dhe asistime, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e sheh si partner ideal për Lamine Yamal, me synimin për të krijuar një nga dyshet më të forta sulmuese në Evropë.

Megjithatë, transferimi nuk do të jetë i lehtë, pasi Leipzig kërkon rreth 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Vendimi final pritet gjatë merkatos së verës.



Read it all at Bota Sot