Kombëtarja turke arrin në Kosovë, zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për inspektime

- Bota Sot

Kombëtarja turke arrin në Kosovë, zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për inspektime

Kombëtarja e Turqisë ka mbërritur në Kosovë, duke hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për përballjen e rëndësishme ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Delegacioni turk ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” rreth orës 16:30, nën masa të rrepta sigurie të ndërmarra nga Policia e Kosovës. Menjëherë pas mbërritjes, skuadra mori rrugën drejt kryeqytetit për të vijuar agjendën zyrtare.

Rreth orës 18:00, Kombëtarja turke arriti në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku lojtarët dhe stafi teknik zbritën në fushë për të kryer inspektimet e fundit dhe për t’u njohur nga afër me kushtet e stadiumit para sfidës së madhe.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, përfaqësuesit e ekipit turk po mbajnë një konferencë për media, ku pritet të ndajnë detaje rreth përgatitjeve, formës së skuadrës dhe objektivave për ndeshjen.

Përballja vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45 dhe pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë historie.



Read it all at Bota Sot