Montella për ekipin turk: Janë burra të vërtetë

- Bota Sot

Montella për ekipin turk: Janë burra të vërtetë

Në prag të duelit historik, tekniku italian i Turqisë Vincenzo Montella shpërtheu në emocione: “Para se të ishin futbollistë të mëdhenj, ata kanë treguar një gatishmëri të plotë... janë burra të vërtetë,” deklaroi ai, duke lartësuar karakterin e grupit që e bëri atë trajnerin me rekordin më të suksesshëm në historinë e Turqisë.

Duke reflektuar mbi rrugëtimin 2.5 vjeçar, ai shtoi me krenari: “Kur veshin atë fanellë, e dinë se përfaqësojnë një vend, miliona njerëz dhe miliona fëmijë" u shpreh Montella.

“Pavarësisht rezultatit të nesërm... gjykimi im për këta futbollistë sigurisht që nuk do të ndryshojë.

Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm.” Me sytë nga e nesërmja, ai e mbylli fjalimin me një dëshirë të qartë për ti dhënë fund këtij cikli me lavdi: “Shpresoj të festojmë nesër për të kurorëzuar këtë rrugëtim.”



Read it all at Bota Sot