Bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi është malli më i kërkuar në vend, ndaj kjo ka bërë që të rritet çmimi i saj në tregun e zi.
Për një grup prej katër persona duhet paguar deri në 1 mijë e 400 euro.
E kur kërkesa është e madhe blerësit edhe mund të zgjidhen.
Njëri që ka bileta në shitje thotë se ato mund t’i blejnë vetëm shqiptarët.
E një tjetër me të cilin bëri pazar televizioni thotë se e ka çmimin më të arsyeshëm.
Klani kontaktoi edhe një person që kishte vendosur shpalljen për shitje të biletave pa specifikuar tribunën.
Por, me këto çmime në tregun e zi s’po pajtohen qytetarët e Prishtinës, të cilët thonë se këso situata po shfrytëzohen gjithmonë në momente të tilla.
Biletat që dolën në shitje gjatë javës së kaluar nga Federata e Futbollit të Kosovës u shitën brenda një ore, ndonëse nuk ishte e definuar nëse Kosova do ta luante këtë finale.
Një biletë nga jugu e veriu shitej 10 euro, kurse deri në 30 euro në perëndim. Por tani këto janë shumëfishuar, nga momenti kur Kosova siguroi finalen e së martës.