Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur fitues te tenderit mbi 33 milionë euro tre konsorciume për ndërtimin dhe përmirësimin e stadiumeve në Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Vushtrri, duke shpallur fituesit për tre kontratat kryesore, raporton Front Online.
Ky investim përfaqëson një nga projektet më të mëdha aktuale në sektorin e sportit, me fokus në modernizimin e stadiumeve dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive në nivel vendor dhe ndërkombëtar. / Front Online /