Prokuroria Speciale e Gramatikës

- Bota Sot

Prokuroria Speciale e Gramatikës

Sot Prokuroria Speciale e Gramatikës paska njoftuar opinionin publik se prej „1 prillit ka me fillue me arrestue xhin çi nuk e folin guhën letrare si duhet e qysh duhet me u folë.“

Mendimin e bëri të ditur në një debat njëri nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës, gazetari Valon Llosi, i cili i arsyetoi hetimet gjerë e gjatë.

Ky mendim u konfirmua pak më vonë edhe nga një tjetër intelektual i shquar, Milaim Gramatika, i cili deklaroi se disponon informata nga burime tejet sekrete dhe tepër konfidenciale, për të cilat nuk paska dijeni askush tjetër përveç tij.

“Janë hapë degë të posaqme në Prokurori çi kan me u marrurr jo veq me guhën po edhe me libra t’xheografisë, bioloxhisë e kejt shkencave natyrale e kundërnatyrale.“, tha ai.

„Kejt ata çi kan boe gabime ortografike e shtrembnime“, sipas Milaim Gramatikës, "kanë me u arrestue pa dallim xhinie, niveli e pa e kshyrë a osht gabimi i vogel a i madh.“

Ai në fund tha rrastë e ship:

„Boll hangrën mut e bagla do sharllatana! Xhinia pa dije, pa shkollë, pa edukatë e pa pikë marreje! Unë kam kenë gazetar n’Suedi dhe e di për çka po flasirati.“

Më vonë debatit iu bashkua edhe Berat Juristi, i cili njoftoi se gjatë bastisjeve „kan me u sekuestrue fjalora, libra gramatike, fletore e çdo send tjetër provus si dëshmi materiale se ata i kanë pasë, po si kan msu kurr hiq asniherë.“

Juristi ka lindur në vitin 1975 dhe në vitin 1995 paska përfunduar studimet, në moshën 20-vjeçare, për një apo dy vjet, tetë semestra, me sukses të jashtëzakonshëm. Një nivel akademik vërtet gjenial dhe tepër i lartë, madje i rrallë në Europë.

Nejse, ato masa, sipas tyre, „po mundohen me e përmisue gjendjen guhsore n’Kosovë, sepse poplli pe flet keç, shumë keç se nuk ka marue fakulteta.“

Hetimet janë duke vazhduar intensivisht pa ndalje… dhe gabimet nuk do t’i falen askujt.

Prokurori Bekim Prroi tha se „policia neser ka me arrestue disa gjeografë çi thojnë se Çakorri e Veriu i takojnë Kosovës, çi osht çeshtje e ndishme shumë.

Të enjten vin n’ren akdemikat falls e xhinia çi kanë ble diploma me pare në fakultet, kurse t’shtunen, do të arrestohen poet e roamsier çi kan shkru vjersha e romane dashnie, erotike, sentimentale e gjana tjera t’pisllafta.“

Në fakt, me këto çështje do të duhej të merrej Policia e Moralit, e përfolur në popull si “Policia e Rrospillëkut“, por, përderisa ajo ende nuk është themeluar, këtë detyrë do ta marrë përsipër Prokuroria e Shkencave Shoqërore, e cila vepron kur të mundet dhe aq sa mundet, por me përkushtim shumë të madh.

Kur një gazetar pyeti prokurorin Prroi pse nuk bastisen shtëpitë e miqve të Fatmir Shehollit, ai tha se "nuk jemi shtet totalitar, por shtet demokratik. Lixhor! Ata nuk kanë asni faj pse janë fotografue me shokun e vet.“

Një analist tjetër, të cilit në TV nuk ia treguan surratin- ishte i kthyer me shpinë nga publiku- tha se policia e Kosovës nuk duhet të pengojë shpërndarjen e milionave në Kosovë nga shoqatat bamirëse serbe, por vetëm të pengojë futjen e armatimit, sepse paratë duhen dhe njerëzit jetojnë prej tyre dhe mbajnë familjet.

Gjatë debatit, ata e vërtetuan me “fakte” se Qeveria Kurti është fajtore për lejimin e librave që dëmtojnë Kosovën, si për shembull ai i studiuesit Shkelzen Gashi.

Në fund, Valon Llosi propozoi një „Lixh, çi, kta xhin i përze nga Kosova dhe i çon te diaspora analfabete! Se në Kosovë duhet me nejtë vetëm intelektualcat“ e nivelit të tij.

Aty, në mes të tjerash, u propozua edhe themelimi i një Prokurorie Superspeciale, që do të luftojë marrjen e pasurisë së njerëzve që kanë ditur të pasurohen...



Read it all at Bota Sot